Giroud shënon het-trik, Milani deklason Sampdorinë

Futboll

Giroud shënon het-trik, Milani deklason Sampdorinë

Nga: K. G. Më: 20 maj 2023 Në ora: 22:36
Leao e Giroud

MIlani ende mban gjallë gjasat për vend të katërt me fitoren e sotme me rezultat 5:1 ndaj Sampdorisë, në takimin e javës së 36-të në Serie A.

Sampdoria ka javë që është dorëzuar dhe do të garojë në Serie B nga edicioni i ri 2023-2024.

Futbollisti francez, Olivier Giroud, ka treguar lojë të mirë, duke shënuar het-trik. 

Giroud ka shënuar 11 gola gjatë këtij edicioni, ndërsa sonte me tre gola kontriboi që ta deklasojnë skuadrën rivale. 

Për Milanin realizuan Leao (9'), Giroud (23', 29' - nga penalltia, 68') e Diaz (63') dhe për Sampdorinë Quagliarella (20').

Milani është në vend të pestë me 64 pikë e Sampdoria në fund me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat