Po shkëlqen këtë sezon, Simons drejt Arsenalit

Futboll

Po shkëlqen këtë sezon, Simons drejt Arsenalit

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:58
Simons

Klubi anglez, Arsenal raportohet se ka shanse për të nënshkruar me mesfushorin e PSV Eindhoven, Xavi Simons këtë verë.

20-vjeçari ka shfaqur formë të shkëlqyer këtë sezon të garave në Holandë, duke shënuar 16 gola dhe nëntë asistime, duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Simons verën e kaluar iu bashkua PSV-së nga PSG-ja si transferim i lirë.

Megjithatë, lojtari gjatë kësaj verë, duket se do të bëhet me ‘shtëpi’ të ri.

‘Emiratës’ thuhet se do të jetë e ardhmja e mesfushorit të PSV-së.

‘Topçinjtë’ siç raportohet, tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit të cilin e duan në skuadër për sezonin e ardhshëm..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat