Ancelotti: Sezon i mirë për ne, i kemi fituar tre trofe

Futboll

Ancelotti: Sezon i mirë për ne, i kemi fituar tre trofe

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:46
Ancelotti

Carlo Ancelotti është rikthyer të flasë për natën dizastër të Real Madridit në “Etihad Stadium”.

Trajneri i “Los Bancos” foli sot në konferencë për shtyp para lojës me Valencian në La Liga.

Përkundër eliminimit, trajneri italian mendon se “mbretërit” e Spanjës nuk e kishin një sezon negativ.

“Kemi mundur të bënim më mirë, por sezoni ka shkuar mirë. Natyrisht, nuk jemi të kënaqur me kampionatin, por kemi luftuar deri në fund në kompeticionet tjera dhe i kemi fituar tre trofe.

Është e qartë se një eliminim i tillë nga Championsi na bën të ndihemi keq, por nuk duhet ta harrojmë se kemi arritur në një gjysmëfinale. Ishim afër që ta luanim edhe një finale.

Është e dhimbshme, por ndonjëherë del një skuadër që luan më mirë. Tash do të mendojmë për Championsin e ardhshëm”, deklaroi trajneri i Realit.

Ai thotë se tek Reali ka nisur periudha e tranzicionin me futjen në organikën e ekipit të lojtarëve të rinj si Vinicius, Rodrygo, Camavinga etj, ndërsa po shkon drejt fundit eksperienca e veteranëve si Modric, Benzema, Nacho, Carvajal dhe Kroos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat