Çmimi i biletave për finalen e Champions League

Futboll

Çmimi i biletave për finalen e Champions League

Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:01
Kupa e Champions League

Është zbuluar çmimi përfundimtar, si dhe shpërndarja e biletave për finalen e Champions League. Tifozët nuk e kanë pritur shumë mirë këtë informacion të dalë së fundmi.

Siç dihet tashmë, Interi do të luajë në finale me Manchester Cityn, i cili eliminoi në gjysmëfinale kampionin aktual, Real Madrid.

Ndeshja do të luhet muajin e ardhshëm në Stamboll në stadiumin Ataturk, ku Liverpool dhe Milan luajtën finalen e famshme në vitin 2005.

Kapaciteti i stadiumit është 75.000 dhe është interesant fakti se përkundër gjithë kësaj, tifozët e Interit dhe Manchester Cityt marrin vetëm 19.926 bileta secili.

Sa i përket çmimeve të biletave, janë katër kategori dhe kategoria e biletave më të lira është 70 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta është 688 euro. Janë edhe dy kategori të tjera, secila nga 179 euro dhe 488 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat