Spalletti drejt largimit nga Napoli, Benitez gati ta zëvendësojë

Futboll

Spalletti drejt largimit nga Napoli, Benitez gati ta zëvendësojë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:36
De Laurentiis e Spalletti

Lucciano Spalletti pritet të largohet nga Napoli në fundin e këtij sezoni. “Gazzetta dello Sport” ka zbuluar këtë të premte emrin e trajnerit që do të pasojë. Sipas prestigjiozes italiane, bëhet fjalë për Rafa Benitez, i cili thuhet se nuk i ka shkëputur kurrë marrëdhëniet me presidentin e Napolit, De Laurentiis.

Siç është raportuar ditët e fundit, nga ana tjetër, marrëdhëniet mes Spalletit dhe De Laurentiis mbeten të ftohta për të mos thënë të ngrira. Napoli rinovoi automatikisht kontratën e Spallettit, siç ishte dhe klauzola në kontratë. Spallettit iu komunikua nëpërmjet një letre, por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak.

Kjo është arsyeja pse deri më sot nuk mund të përjashtohet që palët të vendosin të ndahen.

Benitezi ka drejtuar Napolin nga viti 2013 deri në vitin 2015, duke fituar një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat