Mourinho solli një tjetër natë magjike evropiane

Futboll

Mourinho solli një tjetër natë magjike evropiane

Më: 19 maj 2023 Në ora: 14:32
Mourinho

Mourinho solli një tjetër natë magjike evropiane për tifozët e Romës.

Shumë hir, me të cilin verdhekuqtë nuk ishin mësuar.

Dy finale europiane në dy vite, një kupë (ajo e Tiranës) tashmë në “palmares” dhe tjetra për t’u fituar në në betejën e Budapestit kundër Sevilla më 31 maj.

Një ëndërr e realizuar dhe në të cilën është ngulitur me germa të mëdha “marka” e trajnerit portugez, i cili është kthyer në një lider të vërtetë për tifozët e Romës. Për këtë arsye, pas sigurimit të finales së “Europa League”, në rrjetet sociale ka pasur “plebishit” për trajnerin portugez.

Fansat janë euforikë, por tani kanë frikë edhe se kjo magji mund të përfundojë së shpejti, me një lamtumirë shumë të vështirë për t’u tretur. Ëndrra është të vazhdojnë së bashku me “Special One”, edhe përforcimet e kërkuara vazhdimisht nga trajneri luzitan për të synuar më lart.

“Në vitin 2027 dua një statujë të José Mourinhos përpara hyrjes në ‘Toyota Arena’, përndryshe nuk do të hyj në të”, -është mesazhi i Marcos për pronarët e Romës. “Tani presidenti Friedkin të thërrasë Mourinhon e të rinovojnë para finales, do të ishte një sinjal i fortë”, – është kërkesa e një përdoruesi tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat