Henry shpjegon çfarë fshihet pas përplasjes De Bruyne - Guardiola

Futboll

Henry shpjegon çfarë fshihet pas përplasjes De Bruyne - Guardiola

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:27
Henry De Bruyne - Guardiola

Të gjithë janë të lumtur te Manchester City, pas kalimit në finale dhe ‘hakmarrjes’ ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Champions League. Sigurisht që gjatë ndeshjes pati edhe momente tensioni. Kevin De Bruyne reagoi ashpër gjatë ndeshjes për atë që ai e konsideroi një tranzicion të dobët.

Pep Guardiola i bërtiti atij dhe i tha “qepe gojën”, gjë që u bë shumë “virale” në rrjetet sociale.

Trajnerit katalanas nuk i pëlqeu ai gjest, por ata përfunduan duke u shkrirë në një përqafim, duke shijuar bashkë biletën për në finalen e Stambollit.

Gjesti u analizua nga Henry në CBS: ” De Bruyne po kalon një periudhë të vështirë

. Nuk mund të them se çfarë ka, sepse duhet ta mbaj private, por nga ajo që më ka thënë e respektoj edhe më shumë se si luajti ndaj Real Madridit dhe si ka luajtur deri tani.

Ai luftoi fort për ekipin e tij. Nuk mund të them se çfarë ka ndarë me mua, është ashtu siç është”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat