Newcastle mposht Brighton

Futboll

Newcastle mposht Brighton

Më: 18 maj 2023 Në ora: 23:50
Newcastle

Pas një humbje dhe një barazimi, Newcastle rikthehet te suksesi në Premier League teksa mposhti në shtëpi me shifrat 4-1 Brighton.

“Magpies” patën edhe fatin me vete në këtë ndeshje duke qenë se kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të pas një autogoli të Undav.

Ndërkohë, pjesa tjetër pati vend edhe për një tjetër me Newcastle që dyfishoi shifrat me anë të Dan Burn në minutën e katërt shtesë.

Në fraksionin e dytë, miqtë provuan të reagonin dhe të besuarit e trajnerit De Zerbi në fakt e gjetën golin me anë të Undav në minutën e 51-të.

Gjithsesi, vendasit menaxhuan më së miri avantazhin dhe në fund mbyllën ndeshjen me anë të Wilson që shënoi në minutën e 90-të. Por, festa nuk u ndal me kaq teksa Bruno Guimaraes shënoi edhe golin e katërt duke vulosur suksesin 4-1.

Pas kësaj rezultati, Newcastle ruan vendin e tretë duke u ngjitur në kuotën e 69 pikëve ndërsa Brighton mbetet në vend të gjashtë me 58 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat