Baseli i shqiptarëve nuk e realizon ëndrrën

Futboll

Baseli i shqiptarëve nuk e realizon ëndrrën

Nga: K. G. Më: 18 maj 2023 Në ora: 23:42
Pamje nga ndeshja

Baseli ka pësuar humbje pas 120 minutave me rezultat 1:3 nga Fiorentina në takimin e kthimit që u zhvillua në “St. Jakob – Park” në Basel.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me 1:2 në favor të Fiorentinës, por pasi takimin e parë Baseli e fitoi në Firencë me 2:1, ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Për Fiorentinën shënuan Conzalez (35' e 72') e Barak (120+9’) dhe për Baselin Amdouni (55').

Kapiteni Taulant Xhaka u largua në minutën e 88-të dhe Andi Zeqiri u paraqit nga minuta e 81-të.

Xhaka e Zeqiri treguan lojë të mirë për Baselin por të pafat që të shkojnë në finale të Conference League. Fiorentina kualifikohet në finale dhe takohet me West Ham-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat