Sevilla në finale ndeshet me Romën! Juve eliminohet 

Futboll

Sevilla në finale ndeshet me Romën! Juve eliminohet 

Nga: K.G. Më: 18 maj 2023 Në ora: 23:36
Sevilla

Sevilla është në finale të Europa League në futboll.

Sevilla ka shënuar fitore pas 120 minutave me rezultat 2:1 në konak të vetin ndaj Juventusit, në takimin e kthimit.

Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (1:1) por edhe sfida e parë 1:1 dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta skuadra spanjolle ka shënuar fitore me rezultat 2:1.

Vllahoviq në minutën e 65-të ka realizuar për Juven. 

Suso (71') e Lamela (95') shënuan për fitoren e Sevillës.

Acuna i Sevillës në minutën e 115-të u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Sevilla në finale ndeshet me Romën! Juve eliminohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat