Bayern prezanton fanellën e “shtëpisë” për sezonin 2023-2024

Futboll

Bayern prezanton fanellën e “shtëpisë” për sezonin 2023-2024

Më: 18 maj 2023 Në ora: 21:59
Muller

Pas publikimit të fanellës së re që do të veshin në “shtëpi” sezonin e ardhshëm, “bavarezët” e Bayern Munich nuk kanë pritur aspak duke i nxjerrë menjëherë në shitje bluzat e reja, por më një çmim paksa ta kripur.

Fanella e parë në versionin për tifozët, pa emër apo numër kushton 99.95 euro dhe në versionin me mëngë të gjata, shkon në 109.95 euro, rreth dhjetë euro më shumë se ajo e sezonit aktual. Vitet e kaluara, fanella e Bajernit kushtonte 89.95 euro.

Por versioni origjinal, i cili është i prodhuar me të njëjtën copë që veshin edhe yjet e Tuhelit, shkon në 149.95 euro.

Ndërkaq, kujtojmë se fillimisht fanella u kritikua shumë pas “heqjes” së ngjyrës së kuqe tradicionale, me fanellën që do të ketë një bazë në ngjyrë të bardhë dhe e kuqe do të jetë vetëm pjesa rreth qafës dhe mëngët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat