Interi njofton zyrtarisht dëmtimin e Mkhitaryan

Futboll

Interi njofton zyrtarisht dëmtimin e Mkhitaryan

Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:44
Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan, i cili u dëmtua në pjesën e parë të Euroderbit të dytë kundër Milanit, pësoi një tendosje muskulore në pjesën e përparme të kofshës së majtë, njoftim të cilin Interi e ka bërë zyrtar për shtypin.

Mesfushori armen do të përpiqet të rikuperohet për finalen e Champions League të planifikuar më 10 qershor në Stamboll kundër Manchester City.

Mkhitaryan, duke folur për problemin e tij me shokët e skuadrës, tha se ndjeu muskulin të ngurtësuar e jo të tërhequr, gjë që rrit optimizimin për një rikuperim të shpejtë nëse është lëndim i shkallës së parë.

Interi ende nuk ka bërë të ditur se sa do të zgjasi rikuperimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat