Capello këshillon Ancelottin

Futboll

Capello këshillon Ancelottin

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:41
Ancelotti

Leksioni që i dha Manchester Cityn sot Real Madrid në Ligën e Kampioneve ka bindur shumëkënd se cikli i Carlo Ancelottit te madrilenët ka marrë fund.

Trajneri i ktheu përsëri në majën e Europës, por me mënyrën se si ekipi vuajti përballë anglezëve, shumëkush sheh nevojën për një shtysë të re, duke filluar nga Fabio  Capellon.

Ish-trajneri i njohur italian, duke folur për sfidën në studion e “Sky Sport”, ka bërë të qartë se bashkëkombësi i tij duhet të mendonte për ofertën që i kishte ardhur nga Brazili.

“Për Real Madrid ky është një bilanc shumë i rëndë. Tani ndoshta Ançeloti po mendon për atë ofertën që i ka ardhur nga Brazili, e cila në këtë moment ndoshta duhet marrë në konsideratë, pasi sot ka skuadra më të forta në qarkullim.

Nëse ai dëshiron ta mbyllë karrierën me një sukses si Kupa e Botës, ky është okazion i tij” tha Capello i cili në karrierën e tij ka drejtuar përfaqësuesen e Anglisë dhe të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat