Kush zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA?

Futboll

Kush zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA?

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Manchester City u hakmor ndaj Realit të Madridit për eliminimin e një viti më parë, duke siguruar finalen e kompeticionit për herë të dytë në harkun e tre viteve, këtë herë me synimin për të triumfuar, teksa triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-0.

Dopieta e Bernardo Silvës në pjesën e parë si dhe autogoli i Militaos dhe goli i Alvarez vulosën këtë sukses spektakolar. 

Nuk ka dyshime për sa i përket lojtarit më të mirë të ndeshjes nga UEFA, ai është zgjedhur Bernardo Silva.  

“Shënoi dy gola të rëndësishëm dhe tregoi kreativitet të madh, por gjithashtu punoi pa u podhur për të rikuperuar topin”, thuhet në vlerësimin e panelit teknik të UEFA-s për Bernardo Silvën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat