Dumfries: Nuk na intereson kë kemi përballë

Futboll

Dumfries: Nuk na intereson kë kemi përballë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 19:49
Dumfries

Mbrojtësi i Inter, Denzel Dumfries, tha pas kualifikimit në finalen e Champions League se duan me patjetër fitoren.

Duke folur për mediet, Dumfries theksoi se kanë një skuadër me përvojë dhe shtoi se në Stamboll shkojnë për të fituar.

 

“Ne jemi një skuadër me shumë përvojë dhe e vështirë për t’u mposhtur.

Ne luajtëm shumë të bashkuar.

Jemi gati për të luftuar dhe për të vuajtur.

Ne kemi pasur një sezon të mrekullueshëm deri më tani, tani do të shkojmë në Stamboll për të fituar pavarësisht kundërshtarit. Jemi shumë të fokusuar në këtë qëllim.”-tha mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat