Lëndohet Martinelli!

Futboll

Lëndohet Martinelli!

Më: 17 maj 2023 Në ora: 17:09
Gabriel Martinelli

Lëndohet Martinelli!

Gabriel Martinelli do të mungojë në dy ndeshjet e mbetura të Arsenalit në Premierligë, pasi pësoi dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës në humbjen e së dielës ndaj Brightonit.

Braziliani u kap nga mesfushori i “Pulëbardhave”, Moises Caicedo, në një sfidë që i shpëtoi dënimit, vetëm pak çaste pasi u përplas me Kaoru Mitoman.

Martinellit u desh të tërhiqej pas vetëm 20 minutash nga ajo ndeshje dhe, pavarësisht se kreu i shërbimeve mjekësore, Gary O'Driscoll, dha një përditësim pozitiv për dëmtimet pas ndeshjes, kurse tani gazetari David Ornstein i “The Athletic” ka konfirmuar se sulmuesi nuk do të marrë më pjesë në dy ndeshjet e mbetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat