Çfarë thotë Morgan për Ronaldon?

Futboll

Çfarë thotë Morgan për Ronaldon?

Më: 17 maj 2023 Në ora: 15:44
Ronaldo - majtas

Piers Morgan, një gazetar britanik i cili është mik i Cristiano Ronaldos dhe autor i intervistës që vulosi “divorcin” mes portugezit dhe Manchester United, iu përgjigj në rrjetet sociale provokimit të një përdoruesi që e pyeti për faktin pse sulmuesi nuk u transferua te Arsenal.

Sipas Morgan nëse një transferim i tillë do të kishte ndodhur, atëherë sipas gazetarit “The Gunners” do ta kishin fituar me patjetër titullin e Premier League.

“Nëse Arsenal do të kishte firmosur me Cristianon për pjesën tjetër të sezonit, dhe sulmuesi ishte i gatshëm ta bënte këtë, ‘The Gunners’ do të kishin fituar titullin.

Ai di se si fitohen trofetë dhe shënon gola kur ka rëndësi.”-deklaroi Piers Morgan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat