Dimarco i lumtur pas fitores: Milano jemi ne

Futboll

Dimarco i lumtur pas fitores: Milano jemi ne

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:53
Dimarco

“Zikaltërit” e Inter kaluan arritën mbrëmjen e djeshme, një fitore madhështore, ku falë golit të kapitenit Lautaro Martinez, djemtë e Inzaghit arritën në finalen e UEFA Champions League, pas 13 vitesh pritje.

Pas ndeshjes nuk kishin si të mungonin as komentet pozitive të lojtarëve mbi fitoren, ku padyshim një nga më të veçantët ishte ai i anësorit të mesfushës, Federico Dimarco, i cili me anë të një postimi në rrejtet sociale, tregoi se i kishte premtuar familjarëve të tij, “hakmarrjen” ndaj Milan që para 20 vitesh, ku asokohe “kuqezinjtë” e Milan eleminonin rivalët e tyre nga gjysmë-finalet e Champions League vetëm pas goditjes së penalltive.

Për mediat para ndeshjes Dimarco tregoi gjithashtu dhe eksperiencën e tij në atë gjysmë-finale, ku zhgënjimin e kthyeu në lumturi, pas sigurimit të finales së madhe të Stambollit këtë vit.

“Nuk kam kujtime të mrekullueshme si tifoz i Interit, por të mendosh se isha në të 20 vjet më parë dhe tani kam mundësinë të luaj është një emocion i pabesueshëm”,- tha anësori italian para gjysmë-finales.

Në fund të lojës Dimarco mori në mikrofonin e folësit të stadiumit, duke lëshuar fillimisht thirrjet “ata që nuk kërcejnë janë kuqezinj” e deri te “të gjithë në Stamboll”, për të krijuar kështu një atmosferë elektrizuese në “Meazza”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat