Inzaghi lavdëron Martinez-in: Ishte i jashtëzakonshëm

Futboll

Inzaghi lavdëron Martinez-in: Ishte i jashtëzakonshëm

Më: 17 maj 2023 Në ora: 11:58
Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka lavdëruar sulmuesin Lautaro Martinez, i cili mbrëmë shënoi golin e fitores kundër Milanit.

Interi mbrëmë mundi Milanin (1-0), duke kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi pas ndeshjes tha se sulmuesi argjentinas bëri një ndeshje të jashtëzakonshme. Sipas tij, Martinez është lojtar më cilësi të mëdha.

“Ai ende është një lojtar i ri. Ai ka shumë cilësi. Ai punon shumë për ekipin. Sonte ai ishte i mrekullueshëm”, tha Inzaghi.

“Jam i lumtur që stërvis atë. Ishte një mbrëmje fantastike”, ka theksuar strategu italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat