Leao drejt formacionit

Futboll

Leao drejt formacionit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 12:55
Milani

Dje në 17:30 Milani kreu stërvitjen e fundit dhe mungesat e vetme ishin ato të të dëmtuarve si Ibra dhe Benaser.

Për t’u theksuar prania me grupin e Kruniçit dhe Mesiasit, por edhe Florencit.

Sot, si braziliani, ashtu edhe boshnjaku do të grumbullohen normalisht, madje ky i fundit ka shanse të larta për të qenë në formacion krah Tonalit në mesfushë.

Siç edhe pritej, më shokët u stërvit Rafael Leao.

Pavarësisht se skuadra duhej të ishte në qendrën stërvitore në 13:00, portugezi u paraqit në 11:30.

Fillimisht terapi me fizioterapistët dhe më pas drekë me disa lojtarë, që gjithashtu kishin ardhur në “Milanello”.

Në 17:30 nisi edhe stërvitja, e cila e pa protagonist për shkak të vëmendjes karshi tij. 23-vjeçari u stërvit rregullisht me shokët dhe mori pjesë në ndeshjen e kontrollit.

Sinjale pozitive, por sot do të ketë një tjetër vlerësim të situatës së tij, e më pas do të vendoset përdorimi dhe minutazhi, por gjasat janë që të jetë titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat