Statistikat fantastike të Barcelonës

Futboll

Statistikat fantastike të Barcelonës

Më: 15 maj 2023 Në ora: 11:45
Lojtarët e Barcelonës

Skuadra e Barcelonës arriti që të kurorëzohet me titullin e 27-të të kampionit të Spanjës.

Blaugranët e morën kryesimin në xhiron e 13 dhe nuk e lëshuan derisa e fituan titullin në xhiron e 34-të.

Ndryshe Barcelona i ka pranuar vetëm 13 gola në 34 ndeshje dhe janë në rrugë për ta thyer rekordin historik në La Liga që e mban Deportivo la Coruna me vetëm 18 gola të pranuar.

Në 34 ndeshje portieri Marc-Andre ter Stegen ka qenë i jashtëzakonshëm duke e mbajt portën e pa prekur 25 herë.

Robert Lewandowski është shënuesi më i mirë në La Liga me 21 gola, 4 më shumë se Karim Benzema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat