Dy talentët e bardhezinjve sjellin miliona euro

Futboll

Dy talentët e bardhezinjve sjellin miliona euro

Më: 14 maj 2023 Në ora: 14:21
Fabio Mireti dhe Nikolo Faxholi

Juventusi nuk arriti të merrte trofe në Itali këtë sezon, megjithatë në Europë vazhdon të jetë në gjysmëfinalen e Ligës së Europës. Opor, për bardhezinjtë mund të konsiderohet fitore zbulimi i futbollistëve të rinj që ka aktivizuar këtë sezon.

Dy prej tyre janë Fabio Mireti dhe Nikolo Faxholi.

Dy futbollistët janë bashkuar me Juventusin për shifra të pa konsiderueshme por tashmë vlera e tyre në treg ka arritur majat.

Faxholi u bashkua me bardhezinjtë në vitin 2015 nga Kremona për shifrën e 200 mijë eurove. Sot, 23-vjeçari është aktivizuar në 35 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola e 4 asiste. Vlera e tij në treg, është 25 milionë euro.

Mireti tashmë kushton 20 milionë euro por me Juventusin është bashkuar me parametra zero. 19-vjeçari ka luajtur në 37 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat