Spal bie në Serie C

Futboll

Spal bie në Serie C

Më: 14 maj 2023 Në ora: 13:10
Pamje nga një atmosferë

Spal ka rënë matematikisht në Serie C këtë të shtunë, teksa është mposhtur nga Parma në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 në javën e parafundit të kampionatit.

Ylli belg i këtij ekipi, Radja Nainggolan, nuk ka mundur dot të ndihmojë klubin të shpëtojë dhe tifozët gjithashtu kanë reaguar ashpër dhe me të drejtë në përfundim të sfidës së djeshme.

Tifozët e revoltuar kanë hedhur tymuese dhe kanë lëshuar fjalë ofenduese drejt skuadrës.

Emra të njohur si De Rossi dhe Oddo të investuar për pankinën, por edhe lojtarë si Nainggolan dhe Rossi nuk e ndihmuan ekipin të mbijetonte në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat