Ish-trajneri i Superiores nuk ia del në Itali

Futboll

Ish-trajneri i Superiores nuk ia del në Itali

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:31
Andrea Agostineli

Andrea Agostineli firmosi pak javë më parë me Beneventon në Serinë B italiane, duke shpresuar që ta mbante skuadrën në ligë, por rezultatet negative nuk ia mundësuan diçka të tillë.

Në javën e fundit, skuadra e tij fitoi ndaj Modenës dhe me këtë fitore, barazoi me pikë skuadrat e tjera që ranë duke qenë se dy ekipe ishin me 35 pikë dhe njëri me 36.

Pas rënies në Serinë C, ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut u shpreh i keqardhur sidomos pas fitores që ishte shumë vonë.

“Me këtë fitore, keqardhja rritet edhe më shumë dhe i kërkoj falje të gjithë sheshit në emër të të gjithë ekipit.

Fatkeqësisht, finalja e Çitadel-it na dënoi me rënie dhe kërkoj falje që nuk ia dolëm.

Javët e fundit kam dhënë gjithçka dhe skuadra më ka ndjekur. Duhet të kishim bërë një mrekulli, por fatkeqësisht nuk ia dolëm.

Në një kohë të shkurtër u lidha shumë me këtë qytet dhe falënderoj të gjithë ata që punojnë në prapaskenë. Edhe unë u kërkoj falje, u përpoqa dhe kërkoj falje që nuk ia dola”, u shpreh Agostineli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat