Atalanta hedh hap fals në garën për Champions

Futboll

Atalanta hedh hap fals në garën për Champions

Më: 13 maj 2023 Në ora: 19:13
Pamje nga ndeshja

Atalanta hedh hap fals në garën për Champions, mposhtet në transfertë nga Salernitana!

Salernitana ka mposhtur me rezultatin minimal Atalantën në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Seria A. 

Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazim pa gola, miqtë gjetën avantazhin në minutat shtesë. Kandreva i dhuroi fitoren Salernitanës me një supergol të shënuar në minutën e 90’+2′. 

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti e nis sfidën si titullar dhe luajti për 70 minuta.

Pas kësaj sfide, Salernitana renditet në vendin e 15-të me 38 pikë dhe Atalanta në vendin e 7-të me 58 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat