Akil Bajrami, një emër që po vjen, shënues i katërfishtë në Gjermani

Futboll

Akil Bajrami, një emër që po vjen, shënues i katërfishtë në Gjermani

Nga: K. G. Më: 13 maj 2023 Në ora: 14:50
Akil Bajrami

Në shumë shtetet perëndimore, në skandinavi e deri në Australinë e largët, shquhen shumë talente shqiptarë në sporte të ndryshme posaçërisht në lojën e futbollit.

Një emër që po vjen është edhe njomaku nga Prishtina, Akil Bajrami, që sot ka realizuar 4 gola për ekipin e tij Post SV që garon në ligën F Jugend në Gjermani.

Post SV ka triumfuar me rezultat 10:3 ndaj VFL Witzhelden F3.

Bajrami nuk ka më shumë se 8 vjeç dhe luan në pozitën e mesfushorit ofensivë.

Talenti nga Kosova shquhet me driblim të topit, organizator i lojës dhe ka goditje të fuqishme, sidomos është mjeshtër për të shënuar nga penalltia. 

Bajrami sot ka treguar lojë të madhe duke realizuar 40 për qind të golave për ekipin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat