Spalletti zbulon se çfarë ndodhi

Futboll

Spalletti zbulon se çfarë ndodhi

Më: 13 maj 2023 Në ora: 14:07
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti pati një takim me presidentin Aurelio De Laurentiis gjatë ditës së premte. Napoli fitoi titullin kampion pas 33 viteve, i treti në historinë e klubit italian.

Trajneri ka zhvilluar një punë fantastike dhe do të vijojë të jetë në pankinën e Napolit. Takimi me kreun e klubit ishte pozitiv dhe palët arritën akordin për rinovimin.

Vetë 64-vjeçari konfirmoi qëndrimin te Napoli: “Ne patëm një takim pozitiv me presidentin gjatë ditës së djeshme (e premte). E ardhmja do të jetë emocionuese, jam i sigurt për këtë”, u shpreh Spalletti.

Palët kanë rënë dakord për rinovimin deri në verën e vitit 2025.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi i firmosjes së kontratës së re nga ana e trajnerit kampion të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat