Lampard: Nuk e kuptoj situatën e Kante-s

Futboll

Lampard: Nuk e kuptoj situatën e Kante-s

Më: 12 maj 2023 Në ora: 18:42
Pamje nga një ndeshje

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard thotë se nuk e di të ardhmen e N`Golo Kante-s.

E ardhmja e francezit në ‘Stamford Bridge’ është e paqartë. Lampard duke folur për mediet britanike, ka thënë se nuk e kupton situatën e Kante-s.

“Unë nuk e kuptoj situatën e N'Golo Kantes.

Çdo ndeshje që ai ka luajtur me ne ka dhënë më të mirën.

Ai është një pasuri e madhe për klubin tonë”, tha Lampard.

Marrëveshja aktuale e Kantes me Chelsean përfundon më 30 qershor 2023.

Reprezentuesi i Francës është duke u monitoruar nga disa klube të njohura evropiane, dhe siç raportohet, e ardhmja e tij do të vendoset shumë shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat