Lucescu nuk ka dyshime

Futboll

Lucescu nuk ka dyshime

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:50
Lucescu

Mircea Lucescu, trajneri i Dinamo Kievit, me një të kaluar te zikaltrit, foli për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe të ardhmen e Interit në këtë kompeticion.

Rumuni i mirënjohur bëri një deklaratë të shkurtër në “Gazzetta dello Sport”:

“Më pëlqeu shumë Interi kundër Milanit.

E admirova ish-lojtarin tim, Mkhitaryan, të cilin e kam trajnuar në kohën e Shakhtarit. E kam komplimentuar edhe me mesazh, do të doja që Interi ta fitonte Ligën e Kampionëve për të dhe gjithashtu për historinë time zikaltër.

Mendoj se në këtë pikë të gjërave, ata do të shkojnë në Stamboll për të luajtur finalen kundër Manchester City.

Çdo gjë mund të ndodhë në një finale, edhe pse mendoj se Interi do të kishte një shans më të mirë për të fituar, nëse do të duhej të përballej me Realin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat