Bashkëpunimi vazhdon

Futboll

Bashkëpunimi vazhdon

Më: 12 maj 2023 Në ora: 12:58
Dzeko e Martinez

Sulmuesi boshnjak i Interit, Edin Dzeko, është pranë të rinovimit të kontratës me klubin zikaltët.

Dzeko u bë pjesë e Interit, në verën e 2021 duke e ndihmuar ekipin si brenda fushe dhe jashtë saj.

Boshnjaku tregoi dhe një herë tjetër kualitetet e tij në gjysmëfinalen ndaj Milanit, teksa shënoi në minutën e 8-të, duke e ndihmuar ekipin të merrte një avantazh të hershëm.

Sipas medieve italiane, boshnjaku ka pranuar të firmosë edhe për një vit tjetër duke reduktuar pagën e tij.

Paga e re që Dzeko do të përfitojë do të jetë 5 milionë euro. Sulmuesi kishte oferta në MLS, por dëshira e tij ishte të vazhdonte të luante në nivele të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat