Duka: Duam të organizojmë një tjetër ngjarje evropiane

Futboll

Duka: Duam të organizojmë një tjetër ngjarje evropiane

Më: 12 maj 2023 Në ora: 11:07
Duka në konferencë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij në Asamblene e Zakonshme Vjetore të FSHF-së, zbuloi se institucioni që ai drejton ka aplikuar për organizimin e një eventi madhor evropian të moshave në vendin tonë.

Duka u shpreh me optimizëm se kandidatura e Shqipërisë do të triumfojë për një tjetër organizim për t’u lavdëruar, siç ndodhi me finalen e Conference League.

“Administrata e FSHF-së ka përgatitur dosjen për aplikimin për zhvillimin e një aktiviteti të rëndësishëm të moshave.

Unë kam shumë besim se kandidatura jonë do të ketë sukses, sepse kemi treguar edhe me finalen e Conference League që jemi të aftë për të organizimin e ngjarjeve të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat