Messi për ish-shokun e skuadrës: Si njeri je një numër 10

Futboll

Messi për ish-shokun e skuadrës: Si njeri je një numër 10

Më: 11 maj 2023 Në ora: 19:27
Messi

Ylli i PSG-së, Lionel Messi, ka nderuar ish-shokun e skuadrës te Barcelona, Sergi Busquets.

Kapiteni i Barcelona-s ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit.

Messi ka postuar në rrjetet sociale: “Në fushë gjithmonë me numrin 5, por në realitet si lojtar dhe si person je një 10, Busi.

“Të uroj më të mirat në fazën e re dhe gjithmonë, si për ty ashtu edhe për të gjithë familjen.

“Faleminderit për atë që ke bërë brenda dhe jashtë fushës, ka pasur kaq shumë momente që kemi kaluar së bashku, shumë të mira dhe disa të komplikuara…

Ato do të mbeten përgjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat