Kumbulla: Do të rikthehem më i fortë

Futboll

Kumbulla: Do të rikthehem më i fortë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 18:34
Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka folur pas operimit që bëri dy ditë më parë.

Kumbulla, i cili luan për Romën, u lëndua para disa ditësh në ndeshjen me Milanin, duke bërë kështu që mbrojtësi shqiptar të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Mbrojtësi kuqezi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila shkoi mirë. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se do të rikthehet më i fortë se kurrë.

“Ky operacion ishte hapi im i parë për rikthimin në fushë.

Shkoi në mënyrën më të mirë dhe për këtë dua të falënderoj stafin mjekësor që më ka ndihmuar.

Tani do të më duhet të pushoj fizikisht por në kokën time jam gati të bëj gjithçka që duhet për të dhënë sërish 100% për ngjyrat që unë mbroj.

Faleminderit sërish të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë, është një ndihmë e madhe. Forca Roma”, ka thënë Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat