Gerrard mbetet pa fjalë: E frikshme, Milani ishte shumë larg të qenit në gjysmëfinale

Futboll

Gerrard mbetet pa fjalë: E frikshme, Milani ishte shumë larg të qenit në gjysmëfinale

Më: 11 maj 2023 Në ora: 17:23
Gerrard

Steven Gerrard ka mbetur pa fjalë nga performanca e djeshme e Milanit në humbjen kundër Interit me shifrat 0:2.

Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur mendon se kuqezinjtë nuk shfaqën asnjë vlerë për të treguar se e merituan arritjen deri në gjysmëfinale.

“Performanca e Milanit është aq larg të qenit në nivelin e një gjysmëfinaleje të kësaj Champions League, është e frikshme.

Dukeshin si një bandë lojtarësh që ishin jashë fushe, nuk luajtën fare bashkë”, tha Gerrard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat