Martinez: Sapo kemi filluar, duhet të vazhdojmë kështu

Futboll

Martinez: Sapo kemi filluar, duhet të vazhdojmë kështu

Më: 11 maj 2023 Në ora: 12:33
Lautaro Martinez

Pas përfundimit të sfidës së djeshme, kapiteni zikaltër, Lautaro Martinez ka folur pas ndeshjes dhe është shprehur i lumtur për rezultatin e arritur në gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Milanit.

“Është shumë i rëndësishëm ky rezultat për ne, por sapo kemi filluar.

Ne duhet të përmirësohemi në krahasim me pjesën e dytë sepse kemi ulur intensitetin.

Tani duhet të mendojmë për kampionatin sepse ne duhet të fitojmë, pastaj do të mendojmë për sfidën e dytë.

Derbi është fituar me detaje.

Ne kishim një qasje të shkëlqyer dhe ato dy gola na dhanë qetësi për pjesën tjetër të lojës. Çfarë bëri diferencën? Qëndrimi, ne hymë në fushën në mënyrën e duhur.

Dy golat na bënë të punojmë në mënyrën e duhur. Sigurisht që duhet të përmirësohemi pak në mënyrën se si luajtëm në pjesën e dytë, por sollëm një rezultat të rëndësishëm, duhet të vazhdojmë kështu”, është shprehur sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat