Krasniqi: Jam i lumtur që Sarri më ka vlerësuar

Futboll

Krasniqi: Jam i lumtur që Sarri më ka vlerësuar

Më: 11 maj 2023 Në ora: 12:20
Krasniqi

Emrat e idetë e merkatos kanë nisur të qarkullojnë rreth Lazios. Pritet fundin e sezonit, ndoshta me Champions League në xhep, për të vendosur të ardhmen.

E ndër profilet që ka disa kohë në qarkullim është edhe ai i Ermal Krasniqit, anësori i Kosovës që luan për Cluj.

Ai është 24 vjeç dhe ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 9 asistime këtë sezon.

E ka surprizuar Sarrin në ndeshjen e Konferencës: “Duhet të pyesni drejtorin sportiv.

Ai është një lojtar interesant, por mendova se ishte pak më i ri”.

Krasniqi tregon ëndrrën e tij për Pro Sport: “Tani jam i fokusuar te Cluj dhe do të jap gjithçka.

Por nëse vijnë oferta, jam i lumtur t'i marr ato në çdo kohë.

Ndihem i nderuar të di se ka klube të mëdha që më ndjekin. Kjo më bën të punoj edhe më shumë për ëndrrën time. Gjë e mirë që  Sarri me lavdëroi.

Jam i nderuar. Mendoj se mund ta luaj në çdo kampionat evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat