Dzeko: Fitore e bukur, por ende s’ka mbaruar asgjë

Futboll

Dzeko: Fitore e bukur, por ende s’ka mbaruar asgjë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:52
Dzeko

Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Milanit.

‘Nerazurët’ , mbrëmë mposhtën skuadrën ‘Rossonere’, (2-0), në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi boshnjak, i cili shënoi golin e parë në duel me Milanin, tha se kjo fitore është e bukur për skuadrën e tij.

Megjithatë, Dzeko mendon se ende s’ka mbaruar asgjë pasi që do të luhet edhe një ndeshje.

“Është fitore e bukur, sidomos kur është ndeshje derbi.

Durimi dhe puna gjithmonë shpërblehen.

Unë e dija se golat të vinin”, tha ai.

“Ne arritëm një rezultat të madh, por ende asgjë nuk ka përfunduar. Vetëm skuadrat e mëdha arrijnë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendrohemi si në këtë ndeshje”, ka theksuar Dzeko.

Ndeshja e dytë mes Interit dhe Milanit luhet pas një javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat