Broja vazhdon rikuperimin

Futboll

Broja vazhdon rikuperimin

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:47
Armando Broja

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i Chelsea, Armando Broja, pritet të rikthehet nga dëmtimi në korrik, kur Chelsea të luajë ndeshjet para-sezonale në Amerikë.

Armando Broja vazhdon të stërvitet i veçuar dhe në palestër me klubin e Chelsea dhe po përpiqet të rigjejë formën e tij mbresëlënëse.

Ai pritet të rikthehet në muajin korrik në fushën e lojës dhe lë të kuptohet që do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e qershorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

“Bomberi” 21-vjeçar ka qenë jashtë fushë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar ku pësoi një dëmtim gjatë miqësores kundër Aston Villa. Broja kreu një operacion në gju, ndërsa tani ka filluar seancat e rikuperimit.

Broja dëshiron të qëndrojë te Chelsea, por për të realizuar këtë gjë ai duhet të punojë fortë për të rigjetur formën e tij më të mirë dhe të bindi trajnerin e Chelsea sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat