Aguero kundër Guardiolës: Nuk e kuptoj!

Futboll

Aguero kundër Guardiolës: Nuk e kuptoj!

Më: 10 maj 2023 Në ora: 22:17
Aguero e Guardiola

Real Madrid dhe Manchester City e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League duke lënë hapur llogaritë për ndeshjen e kthimit në Etihad Stadium.

Madrilenët ishin të parët që kaluan në avantazh me Vinicius Junior dhe më pas në fraksionin e dytë, The Citizens barazuan me Kevin De Bryune.

Një sfidë e cila përmbushi pritshmëritë duke qenë se në fushë zbritën lojarë me kualitet të jashtëzakonshëm, edhe pse disa prej tyre, trajneri Pep Guardiola ia mohoi kënaqësinë e të luajturit në Santiago Bernabeu.

Tekniku spanjoll nuk kreu asnjë zëvendësim (nuk është hera e parë që bën një zgjedhje të tillë), edhe pse në stol alternativat e luksit si Mahrez, Alvarez apo Foden nuk mungonin. Pikërisht këtë zgjedhje të teknikut spanjoll e kritikoi ish-futbollisti i Cityt, Sergio Aguero i cili u shpreh se Pep duhej të aktivizonte Julian Alvarez.

“Nuk e kuptoj pse Guardiola nuk preferoi të aktivizonte Alvarez.

Por, pastaj kujtohem që bëhet fjalë për Guardiolën dhe ai bën gjithnjë zgjedhje të veçanta.

E di se ai nuk favorizon apo penalizon asnjë lojtar, por nëse do të ishte në dorën time do ta aktivizoja Alvarez.

Jo vetëm për ndeshjen me Realin, por në çdo ndeshje sepse një “shkëndijë” e tij dhe loja e Cityt mund të ndryshojë”, u shpreh Aguero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat