Derbi i Milanos

Futboll

Derbi i Milanos

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:53
Logo AC Milan e Inter

Derbi i Milanos mes Milanit dhe Inter këtë herë merr një shije tjetër duke qenë se të dyja skuadrat përballen në gjysmëfinalen e Champions League.

Pas disa vite pritje për lavdinë europiane, kuqezinjtë dhe zikaltërit rikthehen në skenën kryesore dhe pretendojnë një biletë për në finalen e Stambollit.

Trajnerët respektivë, Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi kanë gati artilerinë e rëndë dhe kanë zbuluar kartat.

Tek Milan dihej mungesa e Rafael Leaos, lojtarit më të rëndësishëm. Megjithatë, në vend të tij do të duhet të marrë më shumë përsipër Saelemaekers ndërsa në fushë nga minuta e parë është edhe Dias e Giroud.

Nga ana tjetër, Inter e nis me Lautaro-Dzeko në fushë ndërsa në stol ulet Romelu Lukaku teksa nuk ka surprizë në repartet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat