Leao rinovon me Milanin, detajet e marrëveshjes

Futboll

Leao rinovon me Milanin, detajet e marrëveshjes

Më: 10 maj 2023 Në ora: 16:02
Rafael Leao 

Rafael Leao ka arritur akordin e shumëpritur për rinovimin e kontratës me Milanin. Ylli i kuqezinjve do të vijojë të jetë pjesë e kuqezinjve deri në vitin 2028, raporton GDS.

23-vjeçari, prania e të cilit në derbin ndaj Interit është në dyshim, ka firmosur kontratën e re. Dëshira e tij për të qëndruar ishte e madhe, njësoj si e gjithë popullit milanist.

Leao i rezistoi “presionit” nga Real Madrid dhe Chelsea, që ishin gati t’i plotësonin çdo dëshirë për ta pasur pjesë të tyre.

Sulmuesi i majtë do të përfitojë 7 milionë euro në sezon + 2 të tjera në formë bonusesh.

Në marrëveshjen mes agjentit të tij dhe drejtuesve të Milanit, është rënë dakord të hiqet klauzola e shitjes 150 milionë euro.

Fund i lumtur për tifozët e Milanit, që prej muajsh prisnin rinovimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së zemrës.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat