UEFA dënon rëndë Serbinë

Futboll

UEFA dënon rëndë Serbinë

Nga: K.G.. Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:57
UEFA

​UEFA dënon Serbinë për thirrjet raciste ndaj Kosovës!

Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) e ka ndëshkuar ekipin serb të futbollit që do të luajë një ndeshje pa praninë e publikut, për shkak të thirrjeve nënçmuese të tifozëve gjatë ndeshjes me Malin e Zi në Podgoricë.

UEFA gjithashtu gjobit Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) me 50,000 euro, si dhe ndalon shitjen e biletave për ndeshjen e radhës jashtë vendit të saj kundër Bullgarisë (më 20 qershor) në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Serbia do ta vuajë dënimin më 7 shtator kur do të presë Hungarinë në Grupin G të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.

UEFA deklaroi se një dënim me kusht u aktivizua për Serbinë për shkak të fyerjeve të mëhershme raciste ndaj një tifozi në një ndeshje të Ligës së Kombeve vitin e kaluar.

Federata e Futbollit të Malit të Zi u gjobit me 20 mijë euro, e cila do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj në Podgoricë për ndeshjen kundër Bullgarisë (më 10 shtator).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat