A do të përgatisë Shkëndija “roje nderi” për Struga Trim Lum?

Futboll

A do të përgatisë Shkëndija “roje nderi” për Struga Trim Lum?

Më: 9 maj 2023 Në ora: 16:51
Pamje nga një ndeshje

Nesër në kuadrin e javës së 32-të të Ligës së parë të Maqedonisë së Veriut do të luhet derbi mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum, ndërsa struganët tashmë kanë siguruar titullin kampion të parin në histori.

Nuk dihet nëse Shkëndija do t’i pres me “roje nderi” kampionët e rinj në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Kjo mbetet të shihet nesër para fillimit të ndeshjes.

Struga Trim Lum dy javë para përfundimit të kampionatit ka siguruar titullin kampion para Shkupit dhe Shkëndijës.
Struganët kanë 62 pikë, Shkupi 55 dhe Shkëndija 54 pikë.

Ndeshja Shkëndija dhe Struga Trim Lum do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim prej orës 17:00, ndërsa do të drejtohet nga arbitri Aleksandar Grujoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat