Figo: Të gjithë e dinë se dua Interin në finale

Futboll

Figo: Të gjithë e dinë se dua Interin në finale

Më: 9 maj 2023 Në ora: 16:31
Figo

Luis Figo, një ish-lojtar i Interit dhe jo vetëm, në një intervistë për “Tuttosport” ka folur rreth derbit të nesërm mes Milanit dhe Interit në San Siro.

“Të gjithë e dinë se do të doja Interin në finale.

Shpresoj që Interi të fitojë nesër dhe të shkojë në finale. Kurrë nuk e kam fshehur që kam qenë një lojtar krenar që kam veshur fanellën e Interit dhe kur jam larguar nga Milano kam mbetur një tifoz i tyre.

Shpresoj dhe mendoj se “demi” Lautaro do të lërë gjurmë, ai i ka të gjitha cilësitë për ta bërë.

Jam i lumtur që futbolli italian po kthehet në vendin e tij të merituar, në nivel klubesh, në Evropë pas shumë vitesh në prapavijë, kualifikimi i dy ekipeve në gjysmëfinale të Champions League.

Napoli gjithashtu tregoi në Champions League forcën përpara se të humbiste ndaj Milanit në çerekfinale, të gjitha këto janë fakte që tregojnë se futbolli italian është duke u ritkhyer në majat e futbollit botëror.

Nesër në mbrëmje do të jetë një ndeshje magjike, një emocion i jashtëzakonshëm. Unë e di shumë mirë sepse e kam luajtur këtë derbi dhe është padyshim një nga derbit më të bukur dhe më emocionues në planet”, është shprehur legjenda portugeze, Figo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat