Van Basten “kundër” milionave arabe

Futboll

Van Basten “kundër” milionave arabe

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:35
Van Basten

Kohët e fundit po aludohet gjithnjë e më shumë, për një transferim të mundshëm të “pleshtit”, Leo Messi drejt kampionëve arab, të Al-Hilal, me këta të fundit që duan të kenë një përplasje “Messi-Ronaldo” në elitën e futbollit arab.

Mirëpo, jo të gjithë janë dakort me këtë “dëshirë” të 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, teksa ditën e sotme, një koment të shkurtër mbi këtë lëvizje e ka bërë dhe legjenda e sulmit hollandez, Marco van Basten, të cilit i duket e pakuptimtë transferimi i tij drejt Arabisë Saudite.

“Nuk e kuptoj dëshirën për të luajtur në Arabi për të fituar shumë para, pas të gjitha parave që ai ka fituar tashmë.

Messi duhet të bëjë gjërat që i pëlqen, ai duhet të jetë shefi i vetes së tij”,- tha 3 herë fituesi i “Topit të Artë”, për një kalim të mundshëm të “pleshtit” tek Al-Hilal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat