Një foto shumë interesante e vitit 1997 në Dusseldorf të Gjermanisë, në kohën e gjeneratës së sakrificës, kampioni olimpik, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, ka vizituar kombëtaren e Kosovës në futboll dhe u takua me selektorin prof. Bylbyl Sokoli.
“Mbështetje për kombëtaren nga olimpik dhe i botës për kombëtaren tonë në vitet më të vështira.
Duhet përmendur edhe Bujar Nezirin, kontribues i madh ne periudha të vështira për mbijetesën e sportit te Kosovës!”, thotë prof. Sokoli.
Një takim mes Tërstenës dhe prof. Sokolit do të mbetet gjithmonë në kujtesë.
Tërstena në ato vite iu dha motiv shtesë djelmoshave para ndeshjeve në Dusseldorf.