Mbrojtësi Italian afër marrëveshjes me zikaltërit

Futboll

Mbrojtësi Italian afër marrëveshjes me zikaltërit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:46
Pamje nga një ndeshje

Alessandro Bastoni duket gjithnjë e më pranë rinovimit me Interin.

Negociatat midis dy palëve po vazhdojnë teksa klubi i ofron mbrojtësit një pagë për 6 milionë euro.

Diskutimet për rinovim vijnë pas paraqitjeve të mira që mbrojtësi ka zhvilluar ndaj Portos, Veronës dhe Romës. Dëshira e klubit është që bisedimet të mbarojnë përpara muajit korrik.

Gjithashtu mbrojtësi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me klubin dhe mendon të jetë një nga flamurtarët e klubit. Interi duhet të rregullojë valencat në merkato.

Me shumë mundësi klubi po mendon shitjen e Dumfries por edhe në rast të një oferte të pashmangshme për Bastonin, drejtuesit mund ta mendojnë një shitje të tij. Sidoqoftë ideja kryesore e klubit është që rasti Bastoni të mos përsëritet si rasti i Shkriniarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat