Sherif Topalli: Me habit Agron Selmani që jep këso deklarata të pamatura dhe të pavërteta

Futboll

Sherif Topalli: Me habit Agron Selmani që jep këso deklarata të pamatura dhe të pavërteta

Nga: K. Goca Më: 7 maj 2023 Në ora: 21:06
Sherif Topalli

Ish futbollisti i mirënjohur ferizajas, Sherif Topalli, është i befasuar me deklaratën e ish drejtorit sportiv të FC Ferizaj, Agron Selmani.

Topalli tha se është një deklaratë e pamatur dhe e pavërtetë nga ana e Selmanit.

Topalli është trajner i juniorëve të Ferizajt.

“Me habit shumë fakti se si ish drejtori sportiv Agron Selmani jep këso deklarata të pamatura dhe të pavërteta!!!

Ato shkrime nuk përkojnë me realitetin edhe pse vet ai e din këtë.

Unë isha vetëm trajner i juniorëve dhe asnjë kompetencë tjetër nuk kisha, për këtë me habit fakti se si ka mundur të përmend emrin tim.

Unë jam aty vetëm për të kryer punën time profesionale si trajner asgjë më shumë.

Trajneri Arbnor Morina ishte dhe mbetet shume i respektuar nga unë, kam qëndruar shumë afër tij përkundër që isha edhe trajner i juniorëve dhe kisha angazhime me juniorët”, reagon Topalli. 

Agron Selmani ka deklaruar në intervistë mes të tjerash: “Unë kam dëgjuar se klubi ka biseduar nëpërmjet personave të ndryshëm afër klubit dhe të afërt e të njohur edhe për Arbnorin. Bëhet fjalë për këta emra: Rafet Prekazi, Bylbyl Sokoli, Vlatko Kostov dhe një trajner nga Shibeniku.

Kontaktin me Bylbyl Sokolin e ka mbajtur Xhevati kurse me këta të tjerët kontaktin e ka mbajt Lulzim Abazi, kurse kontribut në këtë drejtim kanë dhënë lojtarët veteranë të futbollit të angazhuar në klub: Arsim Abazi dhe Sherif Topalli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat