4 mesfushorë në listën e Giuntolit

Futboll

4 mesfushorë në listën e Giuntolit

Më: 7 maj 2023 Në ora: 16:16
Giuntoli

Me titullin kampion tashmë të siguruar edhe matematikisht, drejtuesit e Napolit kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës së ardhshme.

Mesfusha është reparti që shqetëson më shumë Giuntolin, pasi Ndombele do të rikthehet te Tottenhami, klub që ka pronësinë e tij, Demme nuk gëzon besimin e Spallettit dhe Zielinski nuk ka rinovuar ende, ndaj pritet të largohet.

Për këtë arsye napolitanët po studiojnë disa profile, teksa emri më i preferuar është ai i mesfushorit të Sassuolos, Davide Frattesi, për të cilin do të duhet të garojë me Romën, pasi verdhekuqtë e ndjekin me interes që prej verës së kaluar.

Një tjetër mesfushor që e njeh mirë kampionatin italian është edhe holandezi Teun Koopmainers, një titullar fiks i Atalantës, për të cilin bergamaskët kërkojnë rreth 25 milionë euro.

Dy emrat e tjerë vijnë nga kampionati turk dhe janë pjesë e Fenerbahces. Bëhet fjalë për talentet Kadiuglu e Guler, që gjithsesi janë më shumë baste, sesa siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat