Arsim Abazi demanton Agron Selmanin

Futboll

Arsim Abazi demanton Agron Selmanin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 maj 2023 Në ora: 14:30
Arsim Abazi

Pas prof. Bylbyl Sokolit, aktualisht kryetrajner i Malishevës, ashpër ka reaguar edhe legjenda e futbollit të Kosovës, Arsim Abazi, ish selektori i kombëtares së Kosovës U17, në lidhje me deklaratën e ish drejtorit sportiv Agron Selmani.

Abazi habitet se si Selmani e ka përmendur emrin e tij pa qenë fare pjesë e klubit dhe as që ishte në Ferizaj më shumë se dy javë kur Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje. 

“Është e padrejtë të përmendet emri im, deklarata e tij është e rrejshme 100 për qind.

Nuk kam qenë prezent kur u largu trajneri, kam qenë me Kombëtaren e Kosovës U17 jashtë Kosovës, në ndeshje ndërkombëtare.

Dy javë nuk kam qenë në Ferizaj, nuk e dij kush ka biseduar. 

Unë kam qenë këmbëngulës që Arbnor Morina mos me dhënë dorëheqje, se ka bërë një punë shumë të mirë dhe askush nuk e ka bërë punën më mirë se ai dhe është dorëhequr pa të drejtë. 

As kam qenë kundër Arbnorit as kundër atij, është një gënjeshtër e madhe, jo gënjeshtër e vogël por shumë e madhe, është hajgare çka ka folur ai.

Nuk është hajgare, tanë jetën jemi marrë me sport, tash me lexu në shtyp të pavërteta që i thotë Agroni, sikur të ishin të vërteta nuk ka problem”, thotë Abazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Agron Selmani ka deklaruar në intervistë mes të tjerash: “Unë kam dëgjuar se klubi ka biseduar nëpërmjet personave të ndryshëm afër klubit dhe të afërt e të njohur edhe për Arbnorin. Bëhet fjalë për këta emra: Rafet Prekazi, Bylbyl Sokoli, Vlatko Kostov dhe një trajner nga Shibeniku.

Kontaktin me Bylbyl Sokolin e ka mbajtur Xhevati kurse me këta të tjerët kontaktin e ka mbajt Lulzim Abazi, kurse kontribut në këtë drejtim kanë dhënë lojtarët veteranë të futbollit të angazhuar në klub: Arsim Abazi dhe Sherif Topalli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat